Dy ditë pasi u njoh me akuzën që rëndon ndaj tij për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sërish në SPAK.
Seanca po zhvillohet pasi Malltezi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë.
Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.