Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II bëri një shaka të ashpër për ish-kryeministrin Boris Johnson në një mbledhje familjare vetëm dy ditë para vdekjes së saj, sipas një libri të ri.

Mbretëresha emëroi Liz Truss si kryeministren e saj të 15-të në një nga aktet zyrtare të fundit të mbretërimit të saj.

Libri i ri “Out”, nga autori Tim Shipman, pretendon se mbretëresha Elizabeth II bëri shaka, duke thënë: “Të paktën unë nuk do ta kem atë idiot që të organizojë funeralin tim tani”, pasi pranoi dorëheqjen e Boris Johnson si Kryeministër.

Në një shaka tjetër për personalitetin e tij, autori gjithashtu pretendon se mbretëresha e ndjerë shtoi se Boris ishte ndoshta më i përshtatshëm për atë skenë.

Autori vëren gjithashtu se ditët e fundit të jetës së Mbretëreshës Elizabeth II kanë qenë të lumtura, duke shkruar: “Ajo kishte shijuar një mbledhje me familjen e saj dhe stafit dy netë para vdekjes së saj”.

Top Channel