Dy drejtues të lartë në një platformë të mediave sociale të quajtur Facebook i Rusisë u vranë dje pasi automjeti i tyre amfib u përmbys në një lumë në Arktik.

Zëvendës CEO i medisa sociale ruse VK Vladimir Gabrielyan, 39 vjeç, dhe menaxheri i blerjeve po i kësaj kompanie Sergey Merzlyakov, 44 vjeç, vdiqën pas një përpjekjeje të dështuar për të kaluar lumin Bolshoy Bugryanets në Distriktin Autonom Nenets të Arkhangelsk në Rusinë veriore.

Rryma e lumit përmbysi automjetin e tyre dhe e përplasi me shkëmbinj ndërsa u përmbys. Dyshja arritën të dilnin nga automjeti i tyre, por thuhet se iu nënshtruan “hipotermisë” për shkak të rrobave të tyre të njomura dhe temperaturave nën zero gradë Celsius.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e tyre në breg të lumit.

Gruaja e Gabrielyan, Elena dhe e dashura Sergey Olsevich, të cilat po i ndiqnin Gabrielyan dhe Merzlyakov me një ATV të dytë që u rrotullua gjithashtu nga rryma e lumit, mbijetuan mrekullisht pasi ecën rreth 16 milje për të arritur në kasollen e një bariut  për të dhënë alarmin.

Detajet janë ende të pakta dhe ka shumë dyshime se ishte thjesht një aksident duke përfshirë dhe ngjarjet e tjera që përfshinin liderë të tjerë rusë, si vdekja e Andrei Krukoëski, menaxher i një fshati turistik të Gazprom, i cili ra nga një shkëmb në Soçi në fillim të majit. 

Por mbi të gjitha, vetëvrasjet e drejtuesve të Gazprom, si Leonid Shulman, në janar dhe Alexander Tyulyakov, të gjetur të varur në garazh një ditë pas fillimit të pushtimit ukrainas, së bashku me atë të manjatit të energjisë Mikhail Watford, i cili vdiq tre ditë pas Tyulyakov.

 Dyshime janë ngritur edhe për ish-presidentin e kompanisë së gazit, Novatek, Sergey Protosenya, miliarderin Vasily Melnikov dhe ish-zëvendëspresidentin e Gazprombank Vladislav Avayev, të cilët u gjetën të pajetë së bashku me familjet e tyre