Home SHOWBIZ Dy motrat që ndër vite kanë qenë edhe bashkëpunëtore të afërta, sot...

Dy motrat që ndër vite kanë qenë edhe bashkëpunëtore të afërta, sot nuk flasin më

226

Marrëdhënia e Irma dhe Eranda Libohovës është ndër më të komentuarat në publik. Dy motrat që ndër vite kanë qenë edhe bashkëpunëtore të afërta, sot nuk flasin më.

Arsyet e këtij konflikti mes të dyjave nuk dihet, por fakt është që këngëtaret, ndonëse motra nuk kanë asnjë komunikim me njëra-tjetrën. E duket se ato edhe në festat, eventet ku shkojnë së bashku zgjedhin mos të kenë asnjë kontakt mes tyre.

Fundjava i ka bërë bashkë motrat në një festë familjare, por ashtu si shihet edhe nga fotot, edhe aty ato jo vetëm që nuk kanë folur, por edhe në foto kanë dalë të ndara.

Ditëlindja e mbesës është festuar nga motrat Libohova, por veç fotove me njerëz të njëjtë dhe vend të njëjtë, Irma dhe Eranda as nuk kanë pranuar të fotografohen së bashku.

Kujtojmë se ato janë parë veç e veç edhe në evente të ndryshme muzikore ku dhe kanë qenë të ftuara. Shpesh në rrjetet e tyre sociale, ato edhe ngacmohen në komentet për këtë raport të ngrirë, por deri më sot as Irma dhe as Eranda nuk ka pranuar të flasim për shkaqet e sherrit mes tyre.