Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku një 28-vjeçare është vrarë nga qentë e saj pitbull.
Mediat e huaja shkruajnë se trupi i pajetë i Rebeca Murdy, nënës së dy fëmijëve, është gjetur në garazhdin e shtëpisë së saj në Skiatook.
“Kishte disa qen pitbullë në garazh. Një nga kafazet e qenve dhe sulmet ndaj saj ishin te dukshme”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Osage.
Qentë u morën në mbrojtje nga autoritetet për mirëqenien e kafshëve dhe po mbahen në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Ndërkohë pronari i shtëpisë, njëherazi dhe bashkëshorti i gruas, u tha autoriteteve se ai i rrit pitbullët si një hobi dhe për t’i shitur.
Faxweb