Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar datën kur do mbahet sesnca për masën e sigurisë ndaj tre kontrollorëve të arrestuar disa jave më parë, pasi akuzohen si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.
Kontrollorët apeluan vendimin e shkallës së Parë dhënë ndaj tyre. Më 27 prill, kontrollorët Armando Fevzga Muhin Mezini dhe Flora Ndreca, do dalin përpara togave të zeza të apelit të kryeqyetit ku kerkojnë masë më të butë sigurie.
Tre javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”, për shkak se kishte një fëmijë të mitur.
Pavarësisht thirrjeve të dhjetra organizatave ndërkombëtare, përfshirë dhe një letër të nënshkruar nga 13 eurodeputetë, se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm, ende sot Gjykata nuk ka marrë një vendim që mund të çonte në lirimin e tyre, për shkak të presionit të jashtëzakonshëm politik, me të cilin u shoqërua kjo çështje.
(E.K/Faxweb.al)