Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikura të mbyten sot në plazhin e Shëngjinit.
Dy gratë janë nxjerrë nga deti nga vrojtuesi i plazhit. Më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë shqiptaret e Kosovës.
Prej 1 qershorit kur është hapur zyrtarisht dhe sezoni turistik, numri i pushuesve në bregdetin e Lezhës ka ardhur gjithnjë në rritje, ndërsa bashkia ka përqëndruar të gjitha shërbimet e saj në bregdet për të ofruar rregull dhe pasterti.