Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar “Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe  “Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo–Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

Projektvendim për zgjedhoren u miratua me 113 vota pro dhe tre vota kundër.

Deputetët që votuan kundër janë Erald Kapri, Agron Shehaj nga Partia Mundësia dhe Redi Muçi nga “Lëvizja Bashkë”.

Ndërsa, reforma “Territoriale” u miratua me 115 vota pro dhe tre kundër.

Po ashtu për komisionin e Territoriales ishin të njëjtët deputetë, që dhanë votën kundër dakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike./abcnews.al