Një grua italiane është plagosur pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.

50-vjeçaren e ka kapur një plumb “qorr”. Mësohet se ajo ka qenë duke ecur në korsinë e biçikletave, kur plumbi “qorr” i ka rënë nga lart, ku e ka kapur në vesh dhe në gjoks.

Fatmirësisht, shtetasja italiane ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq, një rast i ngjashëm ka ndodhur në zonën e Piramidës në kryeqytet. Një person është plagosur në këmbë nga një plumb “qorr”. /abcnews.al