Home AKTUALITET Dy vite nga sulmi i eskortës së Edi Ramës në Librazhd, merren...

Dy vite nga sulmi i eskortës së Edi Ramës në Librazhd, merren të pandehur 7 zyrtarët e PD

37

Dy vite nga sulmi i eskortës së kryeministrit Edi Rama në Librazhd, prokuroria e Elbasanit, ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje dhe ka marrë të pandehur 7 zyrtarë të Partisë Demokratike në Librazhd dhe Elbasan.

Zyrtarët janë marrë të pandehur për akuzën e “Organizimit, pjesemarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

“Ora News”, ka mësuar se i pandehur është marrë Bujar Vreto, kryetar i PD në Librazhd, Aurel Bylykbashi ish-deputet i PD në Elbasan, Arjan Karriqi kryetar i PD në Prrenjas, dy sekretarët e PD, Leonard Ozuni dhe Erlind Gurra si dhe dy simpatizantë të PD, Bujar Kojku e Dashamir Boja.