Nga Italia kanë dalë zëra së Juventus dhe PSG-ja po projektojnë shkëmbimin e madh, me Paolo Dybala, i cili do të transferohet në Paris dhe Mauro Icardi i cili do të vijë në Torino.

Sipas ‘’La Stampa’’, Juventusi është ideatorja e këtij shkëmbimi dhe në ditën në vazhdim pritet të takohet me Wanda Nara, agjenten e Icardi-t. Për Icardi-n ky do të ishte një rikthim i bujshëm pasi sezone më parë është përfolur për një transferim të tij te Juventusi, por në atë kohë gjithçka u bllokua nga skuadra e tij, Interi.

Ndërsa për PSG-n, transferimi i Dybala-s në Paris do t’i bënte shumë punë pasi parisienët kanë kërkuar dhe më para shërbimet e argjentinasit. Si duket goli vendimtar ndaj Napolit nuk i ka ulur gjakrat ndërmjet sulmuesit argjentinas dhe bardhezinjëve, teksa nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët për kontratën e re e cila mbaron në qershor të vitit 2022.

(E.H/Faxweb.al)