Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar zhvillimin e kontrolleve në Bashkinë e Klosit.

Momentalisht raportohet se shkak i këtyre kontrolleve mund të jenë dyshimet për krime zgjedhore.

Po ashtu bëhet me dije se me urdhër të SPAK janë sekuestruar telefona celularë si dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.