Policia e Shkodrës ka gjetur trupin e pajetë të një 40-vjeçari në lumin Drim. Mësohet se personi është ende i paindetifikuar dhe në trupin e tij nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Sakaq, blutë po vijojnë punën për identifikimin e 40-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al