Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Plasë në Devoll. Një shtetase dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj.
37-vjeçarja po procedohet në gjendje të lirë nga Prokuroria, teksa po punohen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj.