Është gjetur në Lushnje makina e dyshuar me të cilën është larguar autori i plagosjes së Edison Begaj në Kaninë të Vlorës.
Autori i plagosjes ishte i veshur si polic ndërsa, pas plagosjes ka mundur të largohet dhe dyshohet se deri në Lushnje ka përdorur makinën që më pas e ka braktisur pranë një kanali.
