Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Blutë e Korçës bëjnë me dije se u arrestua M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.
