Aktori dhe regjisori i skenës, Dimitris Lignadis, deri para pak kohësh drejtori artistik i Teatrit Kombëtar ne Greqi është arrestuar.

Lignadis po akuzohet për përdhunime të shumta. Për momentin ka prova për 2 përdhunime. Një djalë 14 vjeçar, në 2010, dhe një tjetër ku viktima u rrëzua para prokurorëve dhe e cila nuk është bërë e ditur ende.

Një grua që ishte e lidhur ngushtë me Lignadis dhe kishte dijeni për jetën e tij private, mësohet të ketë dhënë një dëshmi të rëndësishme.

Sipas Policisë Greke, Lignadis u paraqit në selinë e policisë, në Athinën qendrore, ditën e sotme. Ai po mbahet në ndërtesë në pritje të paraqitjes para një gjyqtari shqyrtues.

2 javë më parë, 56 vjeccari Lignadis dhadorëheqjen në postin e drejtorit artistik, pasi në drejtim të tij u hodhën një lumë akuzash.

(E.H/Faxweb.al)