Një makinë e djegur u gjet mbrëmjen e së shtunës afër Rinasit, menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku u vra me armë zjarri Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në muajin prill në lokalin e tij në Shëngjin.
Sakaq, brenda në automjet u gjetën edhe dy armë zjarri, njëra prej tyre e llojit kallashnikov.
Kujtojmë që makina nga flakët u gjet shumë pranë vendit ku u vra Admir Murataj, në aksionin dhe përplasjen me policinë, pas grabitjes së parave në Rinas, në prill të 2019./abcnews.al