Një person është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në dy raste vjedhjen e dy automjeteve si dhe marrja në posedim të sendeve të luajtshme (telefon, pasaportë dhe letërnjoftim).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në veri dhe jug të Mitrovicës dhe rastet janë cilësuar si vepra penale “vjedhje” si dhe “Marrja në posedim të sendeve të luajtshme”.

“Më datë 11.03.2025, është arrestuar personi i dyshuar për përfshirje në 2 raste të veprave penale ‘Vjedhje’ si dhe të veprës penale ‘Marrja në posedim te sendeve te luajtshme’. Raste të raportuar në Stacionin Policor Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jugu gjatë javës së kaluar.

I dyshuari Xh. N., është arrestuar pas një pune intensive të njësive policore të Stacionit Policor Mitrovicë Veri. Arrestimi i tij është kryer mbi bazën e dëshmive dhe provave të siguruara se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e vjedhjes së dy automjeteve si dhe një rast marrja në posedim të sendeve të luajtshme (telefon, pasaportë dhe letërnjoftim)”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ku i dyshuari pasi është arrestuar është sjellë në stacion policor, të njëjtit i është bërë matja edhe me alkool test dhe i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili me vendim ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

I dyshuari pas masës së ndalimit për 48 orë është intervistuar ku ka pranuar se i ka kryer veprat që i vihen në barrë dhe me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa për rastet tjera ne zonën e Mitrovicës se Jugut i njëjti i është dorëzuar zyrtarëve hetues kompetent”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02pmRQDFxXy5kEzwFDEkkXVqHk5kFC9EtaaMAwg43Ff51BBRVcXW2T83pagpa6FmU1l&show_text=true&width=500

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush̶…

Qindra fëmijë mbushin sallën e teatrit për shfaqjen “Meri Popins”

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Qytetarët serbë protestojnë sërish në veri për viktimat në Novi Sad