Julian Gjoshi autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjecarit Alfred Dedja nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në janar të vitit 2021 ai ishte arrestuar në Tiranë pasi ishte kapur me një pistoletë pa leje, por më pas ka rifituar lirinë.

Gjoshi rezulton po ashtu të jetë kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit luksoz Golden në Shijak, në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës për pazare droge.

Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti që akuzohet për shitje sekretesh hetimore tek Altin Hajri, pas përgjimeve në Sky Ecc dyshohet të ketë biseduar me të edhe për kunatin që sot kru vrasje.

Sipas dosjes së SPAK, Hajri komunikon me Çyrbjen në Janar të vitit 2021 dhe e vë në diejni për arrestimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi. Altin Hajri i kërkon ish-deputetit të ndërhyjë për ta liruar. Madje ai thotë se do paguante deri në 20 mijë euro, vetëm të prishej prova.

Policia thotë se Julian Gjoshi u arratis me një makinë “Benz ML” në ngjyrë të zezë drejt Durrësit dhe se janë vënë në ndjekje të tij.

Top Channel