Dionis Myrtollari, së bashku me familjen e tij dhe banorë të fshatit të Porodinës, po protestojnë në komisariati i policisë të Korçës duke kërkuar drejtësi për akuzat e bëra për ngacmim seksual.
Në intervistë për mediat këta të fundit shprehen të acaruar nga kjo ngjarje, duke mohuar akuzat dhe duke kërkuar të zbardhet ngjarja.
Nga gjithë kjo situatë, gjendja e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar nga ana psikologjike. Banorët e fshatit kërkojnë që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike.
“Me ctë drejtë e kanë marrë, pse e denoncuan, kush i tha këto gjëra. Ai nuk ka bërë këto gjëra, ka 3 fëmijë për të ushqyer, më ca të drejtë, shumë të shqetësuar, gjej fëmijët duke qarë. Dua të drejtën e burrit, të nderit dhe familjes time. Jam me nënë, dajën, burrin me gjithë fshatin”– tha gruaja e tij.
“Të zbardhet e drejta që më kanë akuzuar nuk di ca të bëj, kam njoftuar policinë, ai është budalla, kam 3 fëmijë, ai është i sëmurë mendor, ta gjej shteti, të bëjnë ca të duan. Nuk dalin dot fëmija jashtë, më kanë akuzuar kot, të zgjidhet e drejta, më kanë shkaterruar fëmijët, kam tërë fshatin”- u shpreh ai për mediat.