Victoria Beckham duket se e ka bërë gruan e djalit të saj Brooklyn , Nicola Peltz , të qajë në ditën e dasmës së tyre në prill 2022 në Palm Beach, Florida, duke e lënë në hije momentin e parë të vallëzimit të çiftit në festën pas martesës. Ky moment ishte planifikuar të ishte një koreografi romantike midis çiftit të sapomartuar.

Sipas burimit, këngëtari Marc Anthony, i cili është mik i familjes Beckham, ishte ofruar të këndonte në dasmë falas. Por, pak para se të fillonte kënga, ai e thirri Brooklyn Beckham në skenë dhe iu drejtua publikut duke thënë: “Gruaja më e bukur në sallë sonte, ejani… Victoria Beckham.”

Referenca e papritur për Victoria Beckham në vend të nuses thuhet se i tronditi të pranishmit. “Ishte një moment që e la të gjithë sallën pa fjalë,” theksoi një burim tjetër.

Sipas raportimeve, nëna e dhëndrit kërceu ngadalë me Brooklyn Beckham në skenë, ndërsa Peltz doli nga dhoma duke qarë.

“Nicola ndjeu se Victoria e bëri qëllimisht, duke e ditur se ishte menduar të ishte një moment romantik për të dhe Brooklyn-in. Ai nuk mund ta shpjegonte këtë,” pohoi burimi.

Një person tjetër me njohuri për sfondin tha gjithashtu se incidenti i vallëzimit ishte thjesht maja e një përçarjeje gjithnjë e më të përkeqësuar në marrëdhëniet midis dy familjeve.

“Ata janë përpjekur të bëjnë paqe, por sa herë që shkojnë të shijojnë një moment, gjithçka shembet përsëri “, shpjegoi ai. “Brooklyn ndihet i ndarë. Ata janë familja e tij, gjaku i tij, por ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin. Shumë herë marrëdhënia e tyre ishte më shumë si një ‘biznes’”, shtoi ai.