Martina Carbonaro, 14-vjeçarja që ishte zhdukur dy ditë më parë në Afragola, pranë Napolit, është gjetur e pajetë pranë një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit ‘Moccia’, vetëm pak metra larg banesës së saj.
Nëna e viktimës ka folur për mediat italiane duke thënë se ‘një përbindësh vrau vajzën time’.
“Vajza ime u hodh si mbeturina në një qese. Trupi i saj ishte i lidhur. Kush do ma kthejë vajzën tani? E pyeta (te dashurin e vajzës) ‘A i bëre diçka?’. Ai e mohoi, më tha ‘Nuk e preka fare’. Por e kuptova kur ai erdhi në shtëpinë tim dhe tha se kishte bërë dush’”, u shpreh Fiorenza Cossentino.
Më tej ajo foli për vajzën ku tha ‘ajo ishte e dashuruar, por edhe e frikësuar. Kur ai e qëlloi me shuplakë disa kohë më parë, ajo e kuptoi që ai mund të ishte i dhunshëm’.
Ish-i dashuri i Martinës, 18-vjeçari Alessio Tucci, është arrestuar me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të kufomës.
Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e Napolit të Veriut, ai ka pranuar se shkaktoi vdekjen e vajzës dhe më pas fshehu trupin e saj.
Hetimet tregojnë se vrasja ishte e përgjakshme, ndërsa viktima është goditur disa herë në kokë me një gur. Motivi i krimit dyshohet të jetë sentimental, pasi Martina kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre, dhe 18-vjeçari nuk mund ta pranonte ndarjen.
Rasti po ndiqet nga autoritetet lokale, ndërsa komuniteti i Afragolës është i tronditur nga ky ngjarje tragjike.