Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka rrëfyer historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit.
Në rrëfimin e saj për “Opinion”, Simaku ka treguar për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria, teksa zbulon se ajo ka udhëtuar fillimisht në Itali me një pasaportë të falsifikuar, kalabreze.
“Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.
S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga Neë York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në Neë York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfeu Simaku.
Ndërkohë, në 9 mars 1992, mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara, si e pastrehë dhe larg dritave të skenës. “Një mrekulli! Sikur ishte në parajsë”, thotë këngëtarja për vitet e saj të para në SHBA.
Këngëtarja ka sqaruar të vërtetën e jetës së saj, e braktisur në rrugët e Amerikës, teksa pohon se ishte plotësisht zgjedhja e saj.
Dollari dhe paundi në rënie/ Këmbimi valutor 30 maj 2025
Parashikimi i motit për ditën e sotme, rritje temperaturash në gjithë vendin
“Do keni të ardhura të reja…”, horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025
“Jetoja më së shumti në Times Square. Ndonjëherë lëvizja lart e poshtë, kur ishte vapë vija tek lumi, natën pastaj shkoja prapë atje. Dola në rrugë këto katër vjet sepse s’kishte njeri të gjallë në New York, ishte bosh”, tregon Simaku.