Bossi i mafies italiane Matteo Messina Denaro ka qenë edhe në Shqipëri. Kështu shkruajnë mediat italiane, ku sipas tyre Matteo Denaro ka udhëtuar në Shqipëri, Mal të Zi dhe Spanjë. Denaro ka ardhur për të krijuar lidhje me biznesmenë dhe zyrtarë.
Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata, kanë emërues të përbashkët drogën.
Në Shqipëri Messina Denaro kishte dërguar fillimisht Luca Bellomo, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, që më pas të vinte personalisht për të krijuar, thonë hetuesit, marrëdhëniet me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrësit.
Udhëtimet e “biznesit”, u ndërprenë për shkak të sëmundjes, thonë mediat italine. Policia po heton tashme udhetimet e tij nga Spanja drejt Shqiperise.