Një lajmi bujshëm vjen nga Anglia, ky ‘’Sky Sports’’ shkruan se Tuhel i ka kërkuar Çelsit rikthimin në skuadër të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Broja momentalisht është futbollist në pronësi të Çelsit, por i huazuar tek holandezët e Viteshes ku këtë sezon arriti të kontribuojë duke shënuar 11 gola dhe ndihmoi skuadrën të renditej në vendin e 4-ët.
Gazeta shkruan se dy sulmuesit Zhirud dhe Abraham janë drejt largimit dhe Çelsi po mendon të reduktojë shpenzimet duke afruar përsëri në skuadër Brojën.
Kjo ka qenë një kërkese nga tekniku gjerman Tuhel i cili e sheh sulmuesin e Kombëtares si një futbollist me perspektivë.
19 vjeçari bëri debutimin e tij me Çelsin në vitin 2020 nën drejtimin e Frank Lampard në një fitore 4-0 në shtëpi përballë Evertonit.
Aktualisht Broja ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren e Shpresave ku do të luajë dy sfida ndaj Andorrës dhe Bullgarisë në 4 dhe 8 qershor.