Lionel Messi është më afër se kurrë rikthimit të tij në Barcelonë, pasi të dyja palët janë një hap larg marrëveshjes dhe ëndrra e tifozëve të futbollit është gati të bëhet realitet bëjnë të ditur mediat nga Katalonja.

Katalanasit duan të nënshkruajnë me Messin për dy vite dhe të kenë një festë para 105 mijë tifozëve në Camp Nou.

Në fakt, si Busquets ashtu edhe Jordi Alba do të vazhdojnë në klubin katalanas dhe të gjithë lojtarët e Barcelonës duan që ky rikthim të ndodhë.

Lionel Messi ishte në Barcelonë para disa ditësh me familjen e tij dhe kishte darkuar me shokët e vjetër të skuadrës. /G.D abcnews.al/