Luis Suarez më në fund duket se do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në Serinë A, por jo me fanellën e Juventusit siç tentoi të bënte dy vite më parë.
Sulmuesi uruguaian pasi ka refuzuar ofertën e RIver Plejt për të luajtur në Argjentinë, duket se është pranë firmës me kampionët e Serisë A, Milanin, të cilët janë në negociata me lojtarin.
Sipas “AS”, palët janë shumë pranë akordit, por në garë së fundi ka hyrë edhe Monza e Silvio Berluskonit, i cili kërkon t’ia rrëmbejë nga duart lojtarin ish-klubit të tij. Menaxheri Marko Kirdemir, ishte ai që bëri të ditur situatën rreth futbollistit uruguaian.
“Jam në komunikim të vazhdueshëm me të, e di se çfarë ofertash ka marrë. Fenerbahçe kontaktoi direkt me të, i ofroi 6 milionë euro, por Suarez e refuzoi.
Ai dëshiron të luajë në Itali dhe ka dy oferta. Njëra erdhi nga Monza.
Nga aty mori një ofertë prej 4 milionë eurosh, por rroga e tij mund të rritet meqë ka vlerësim të lartë të të drejtës së imazhit”, theksoi menaxheri.
Gazeta spanjolle insiston se oferta e dytë që ai nuk përmendi është pikërisht te Milani.