Një prokuror spanjoll ka kërkuar që superylli kolumbian Shakira të dënohet me 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë për evazion fiskal, sipas gazetës El Pais, shkruan Reuters.

Zyra e prokurorit spanjoll dhe përfaqësuesit e Shakirës nuk komentuan në lidhje me çeshtjen, sipas AFP.

Këtë javë, ylli i popit refuzoi një marrëveshje nga zyra e prokurorit për të hequr dorë nga rasti duke e akuzuar atë për mospagimin e taksave nga viti 2012 në 2014, periudhë gjatë së cilës Shakira tha se nuk jetonte në Spanjë.