Aktivistja e shoqërisë Civile Sevim Arbana përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën që ajo të përballet direkt me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje. Arbana shprehet se është entuziaste për përballjen me Ramën, dhe është në pritje të datës për seancën e radhës.
“Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka paditur për shpifje aktivisten e të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbanën.
Kjo padi, bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Shoë” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kreu i qeverisë kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare që shënuan ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste.
Mësohet se në padinë e tij, kryeministri kërkon 10 milione lekë dëmshperblim për shpifje.
Fax web