Këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në kërkim pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por nuk heq dorë nga përdorimi i rrjeteve sociale.

Ajo publikoi në Snapchat disa foto krah bashkëshortit të saj, Fisnik Syla. Teksa mbante veshur një kostum të bardhë, Fjolla u shfaq e buzëqeshur pranë biznesmenit Syla.

Prej disa javësh, u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, në një banesë me qira në Kukës. Policia në një deklaratë tha se Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës.

Edhe para disa ditësh, Morina postoi një foto nga tubimi i Albin Kurtit në ‘Instastory’, me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun e Vetëvendosjes në Kosovë. Fjolla Morina është në gjykim për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit.

Kujtojmë se këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Pasi doli para gjykatës, ndaj këngëtares u vendos masa “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi për të kontrolluar në banesë, këngëtarja nuk është gjetur brenda dhe u shpall në kërkim.

Top Channel