Opozita ruse duket se është duke përdorur gjjthçka për të treguar anën më të keqe të Vladimir Putin dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është ajo që dyshohet si e dashura e tij. Sipas burimeve, Alina Kabaeva, 39 vjeç, tani ka dy shtëpi të reja luksoze në Turqi, më saktë një shtëpi në plazh në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll.

Pronat mendohen se janë blerë në Turqi nëpërmjet një ndërmjetësi që është edhe mik i ngushtë i Presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan. Këto pretendime janë ngritur nga biznesmeni Leonid Nevzlin, i cili është armiku kryesor i Putinit, ndërsa raporte të ndryshme kohët e fundit thonë se Kabaeva besohet se është e dashura e presidentit rus dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Madje pretendohet se Erdogan ka lënë edhe rojet e tij presidenciale në rezdiencat e Kabaeva, megjithatë detaje të tjera në lidhje me këto denoncime nuk dihen.

Kujtojmë se 39-vjeçarja është sanksionuar gjatë kohës së luftës me Ukrainën nga Britania, BE-ja dhe Kanadaja, sigurisht për lidhjet e saj të ngushta personale me Putinin.