E dashura e Kledit ka reaguar për herë të parë publikisht pasi partneri i saj u bë pjesë e ‘Big Brother VIP’.
Vajza gjermane ishte e ftuar në një lidhje direkte një ditë më parë, ku foli për marrëdhënien me Kledin, e se si e sheh futbollistin brenda në “Big Brother VIP”.
“Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.
Haula u pyet gjithashtu se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe ajo u përgjigj:
“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.
Por moderatorët e ngacmuan edhe për përgjigjen “no comment” kur Kledi u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje.
“Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo.