Erion Murataj PSD

Një iranian, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, është ekzekutuar më 30 prill, raportoi media shtetërore iraniane.

I përfshirë për dekada të tëra në një luftë në hije me Izraelin, Irani ka dënuar me vdekje shumë persona që i ka akuzuar se kishin pasur lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, dhe për ndihmën e operacioneve të këtij shërbimi në Iran, veçanërisht për vrasje apo akte sabotimi, që Teherani thotë se synonin minimin e programit bërthamor të tij.

Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit iranian, Mizan, i pandehuri u identifikua si Mohsen Langarneshin. Ai ishte akuzuar për përfshirje në disa raste, përfshirë në vdekjen e një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike më 2022.

Gjatë dy vjetëve sa ai ka spiunuar, ai ishte përgjegjës për veprime të rëndësishme, përfshirë mbështetjen e operacioneve terroriste dhe ishte i pranishëm në vendin ku u vra Sayad Khodaei”, tha media shtetërore.

Sipas autoriteteve, Langarneshin kishte ofruar mbështetje operacionale për një sulm në një qendër industriale në Isfahan, që është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Media shtetërore iraniane po ashtu pretendoi se Langarneshin kishte pranuar fajësinë për akuzat./ REL