Home BOTA E denoncoi sot Berisha, ky është aplikacioni “nxori zbuluar” aktivitetin e mafies...

E denoncoi sot Berisha, ky është aplikacioni “nxori zbuluar” aktivitetin e mafies në Belgjikë

1120

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë dyerve të Kuvendit, lidhur me operacion policor të kryer së fundmi në disa shtete evropiane ku u arrestuan shumë shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Berisha tha se agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit kanë zbuluar komunikime të fshehta përmes aplikacioneve ‘sekrete’, mes tyre “Sky ECC”, të zyrtarëve shqiptarë me bandat kriminale.

Sipas ish-Kryeministrit, në këto biseda kanë dalë dhe emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh e shumë të tjera.

Por cili është ky aplikacion që sot iu referua Berisha sot?

“Sky ECC” sipas mediave të huaja është një aplikacion ku grupet mafioze komunikonin me njëri tjetrin në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal. Zbulimi i kësaj pajisje nga autoritetet belge çoi në arrestimin e dhjetërave grupeve kriminale.

Gjithashtu u arrit që të sekuestrohen sasi të mëdha arme dhe droge.

Sipas hetimeve anëtarët e këtyre grupeve kriminale komunikonin përmes këtij aplikacioni në lidhje me aktivitetin e tyre si trafikun e drogës, posotjet e vrasjeve etj.

Me “thyerjen” e këtij aplikacioni, policia arriti të futej në “botën e tyre” dhe aktivitetet që ishin mbajtura të fshehura për vite me radhë.

Hetimi shkaktoi një seri arrestimesh spektakolare edhe në mars ndërsa të hënën më dhjetëra punonjës të një kompanie portuale në Antwerp u arrestuan pasi kanë lejuar që të futej droga përmes portit. Sipas mediave belge, policia po vijon ndjekjen duke shkatërruar disa rrjete droge në Belgjikë dhe Europë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mafia shqiptare po luan një rol në rritje në trafikun e kokainës përmes portit të Antëerp-it dhe trafikimit të njerëzve drejt Britanisë së Madhe, ku përdorin Belgjikën si vend trazit.

E sipas Berishës nga zbulimi i kësaj pajisje e si rrjedhojë nga bisedat që janë gjetur, ka rezultuar se ka patur edhe të përfshirë emrat e ministrave, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë.