Naser Sylmetaj është shoferi i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik me 10 viktima, të ndodhur këtë të diel në Brod të Kroacisë.

Mësohet se shoferi Sylëmetaj kishte drejtuar autobusin deri gjysmë ore para se të ndodhte aksidentit dhe pasi pushuan në një bar-kafe, drejtimin e mori një tjetër shofer, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit, dyshohet se ka qenë i përgjumur në timon dhe ka humbur kontrollin, duke bërë që autobusi me 60 emigrantë nga Kosova të dalë jashtë autostradës.