Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet e frikshme në Gjermani dhe vende të tjera të Europës perëndimore.

Mes viktimave të shumta dhe pas çiftit nga Kosova, ka humbur jetën një tjetër shqiptare nga Kaçaniku. Bëhet fjalë për të renë Vanesa Koxha.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur babai i saj, Emin Koxha, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu, në Gjermani”, shkroi ai.

fax