Bashkëpuntori i drejtësisë Erion Alibej, është duke dëshmuar në GJKKO për një seri vrasjesh të ndodhura në Shqipëri. Alibej ka dëshmuar lidhjete tij me narkotrafikun dhe momentin kur nisi rrugën e gjatë të hakmarrjes, pasi i vranë vëllain në vitn 2018-të, Endrit Alibejn.
Në dëshminë e tij ai ka tregaur disa nga emrat më të rrezikshëm të krimit në Shqipëri dhe se si i ka njohur ata.
Dëshmia e Alibejt:
Pas një takimi që patën në shtëpinë e Suel Çelës, unë kam shkuar prapë në Angli. Në 2018 u ktheva përfundimisht në Shqipëri. Kam pasur një “Audi” gri. Më patën thënë që Xhoni Rusta na vinte nga mbrapa.
Në një rast e njoha. Po kaloja tek “5 Maji” kur pashë që më ndiqte një makinë. Ishin 4 veta. Mbaja armë në makinë. Më parakaluan dhe kur i kisha paralel, ishte Xhoni Rusta në timon, unë i qëllova makinës. Për këtë më shpallën në kërkim. Nga kjo periudhë derisa ndodhi ngjarja e Bradasheshit unë isha në kërkim.
Rrija në shtëpinë time, por disa kohë tek një shok në Durrës. Shumicën e kohës kam qenë tek shtëpia e Aldo dhe Kevi Bahos. Ata jetojnë në një fshat mes Elbasanit e Peqinit.
Në qershor 2019 i bënë atentat Kevi Bahos. Gjatë kësaj kohe mbaja kontakte me Anglinë, ndërsa Endriti vijonte aktivitetin në Holandë. Hajdar Çopja e ka prezantuar Endritin me një djalë, të cilin Endriti e ka pasur ortak në narkotrafik deri në fund.
Ky person i kishte blerë një makinë Francit, makinë me vend të posaçëm për drogë. Kjo makinë ishte grabitur dhe kishin bërë fjalë për këtë. Hera e parafundit që ka ardhur Endriti ishte në shtator 2018, bashkë me një shtetas turk, i njëjti që u vra në masakrën e Bradasheshit.
Unë u vetëdorëzova kur më vranë djalin e xhaxhait, Andi Zylyfi. Unë kisha edhe një radio policie. Ma kishte siguruar dikush që e njihja nga Genc Tafili.