Është mbyllur me sukses festivali në Venecia dhe çmimin e madh, Luani i Artë, e rrëmbeu filmi francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diwan.
Ky film kishte në qendër temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.
Ndërsa aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.
Kurse aktirja më e mirë u shpall Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single.