Vendi ditën e sotme do të ndikohet nga kalimi i masave ajrore të qëndrueshme. Qarkullimi i tyre do të sjellë orë me diell e vranësira të larta shtresore.
Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 7 deri 20°C
- në zona e ulëta 10 deri 25°C
- në zona bregdetare 12 deri 24°C
