Ditët me diell dhe temperatura të ngrohta që kanë karakterizuar vendin tonë këto ditë, ashtu do të jenë edhe sot, pasi vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 10-14m/s. Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 8 deri 24°C
- në zona e ulëta 7 deri 27°C
- në zona bregdetare 11 deri 25°C