Autoritetet po hetojnë shkaqet e vdekjes së 26-vjeçares në Greqi e cila u shty nga i dashuri i saj në shkëmbinj duke rënë në det. Tashmë po hetohet nëse ai e goditi para se ta shtynte nga lartësia pas sherrit në makinë.

Hetuesit duan të hedhin dritë në minutat e fundit të vajzës 26-vjeçari pasi ka dyshime se partneri i saj po fsheh informacione të rëndësishme në lidhje me këtë ngjarje.

Ata arritën në këtë përfundim pasi në trupin e Garyfallias janë gjetur dëmtime që nuk mund të shpjegohen thjesht por ka nevojë për më shumë kontrolle. Mediat raportojnë se ka dyshime se ai e dhunoi vajzën nga zemërimi duke e qëlluar në kokë para se ta hidhte në shkëmbinj.

Për këtë arsye do të priten rezultatet e laboratorëve kriminalistikë që do të japin përgjigje përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

“Ka dëmtime në kokë, kjo është e vërteta. Tani do të gjejmë nga vijnë. A janë lëndime kur bien në shkëmbinj, nga diçka tjetër ? Asgjë nuk do të fshihet. Gjithçka do të dalë nga marrja në pyetje. Gjithçka shqyrtohet. Disa nga goditjet duket se janë nga rënia dhe disa të tjerë kanë nevojë për shpjegime shtesë”, u shpreh një hetues.

fax