Ditë e keqe për pilotin Marc Marquez. Spanjolli ka pësuar një aksident të frikshëm, gjatë testeve të lira, para provave zyrtare.
Piloti i njohur i Moto GP ka humbur kontrollin e motorit të tij për shkak të shpejtësisë së madhe, duke u përplasur. Motori i tij u dëmtua, ndërsa Marquez mësohet se është ngritur vetë në këmbë, çka përbën një lajm të mirë.
Të gjithë janë me sy e veshë për t’u njohur me të rejat rreth gjendjes së tij shëndetësore. Marc Marquez është një nga më të mirët në botën e madhe të Moto GP, teksa numëron jo pak, por 8 tituj kampion bote.
faxweb
