Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

Marina e cila emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani është ndaluar në zonën e Vorës, pasi u kap me doza kokaine me vete. Pas konstatimit të lëndës narkotike, hetuesit i kanë komunikuar masën e ndalimit.

”U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine’’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.