Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku ka humbur jetën një burrë.

Burime nga policia thanë se ka ndërruar jetë 65-vjeçari me inicialet B. Z., i cili po punonte në çatinë e tij, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.

Policia Tepelenë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.