Komandanti i ushtrisë ukrainase në qytetin port Mariupol, ka thënë se forcat e vendit të tij që janë stacionuar në fabrikën e çelikut Azovstal, “nuk do të ulin armët” dhe se do të vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse, edhe pse janë në numër 10 herë më shumë se ata.

Majori Serhiy Volyna nga brigada e 36-të,  deklaron pëmes një videoje se ushtarët ukrainas do të vazhdojnë të “zhvillojnë operacionet ushtarake për të përmbushur detyrat të cilat u janë dhënë”.

Në videon e publikuar nga Ëashington Post, komandanti i kërkon liderëve botërorë që t’i ndihmojnë në largi e sigurt të civilëve nga qyteti.

Kjo është thirrja jonë për botën. Ky mund të ishte mesazhi im i fundit. Mund të kemi ndoshta edhe pak ditë apo orë. Forcat e armikut janë dhjetëra herë më të mëdha sesa tonat. Ata kontrollojnë hapësirën ajrore, artileri e në tokë”, tha Volyna.

Majori ukrainas ka theksuar se “janë duke mbrojtur një kompleks brenda fabrikës së çelikut ku ka të strehuar mjaft civilë”.

“Po i adresohemi liderëve botërorë që të na ndihmojmë. Po u kërkojmë procedura të përshpejtuara. Në Mariupol janë mbi 500 ushtarë të plagosur dhe mijëra civilë – përfshirë gra e fëmijë”, tha ai.