Trajneri i PSG, Christophe Galtier dhe djali i tij John Valoviq-Galtier janë arrestuar nga policia franceze.
Media franceze RMC Sport raporton se Galtier me të birin janë dërguar në paraburgim nga policia në qytetin e Nice.
Galtier akuzohet për racizëm dhe diskriminim në kohën sa ishte pjesë e skuadrës së Nice.

John Valovic-Galtier, djali i Christophe Galtier

Galtier është akuzuar nga ish-drejtori i Nice, Fournier për racizëm. /G.D abcnews.al/
