Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. E moshuara me inicialet, H.Q është gjetur e mbytur në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” ndërsa ishte larguar më parë nga banesa e saj.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.