Një person është nxjerrë i pajetë nga deti ditën e sotme në Durrës. Policia bën me dije se viktima nuk është identifikuar ende.
Ai është një person i moshës rreth 60-vjeç, 170 cm i gjatë i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.
“Në Durrës, është nxjerrë nga deti, i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit”, thuhet në njoftimin e policisë.