Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë. Teksa numërimi është drejt fundit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës.
Në një konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës. “Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.
Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave. g.v/abcnews.al